Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Prita në një takim ditën e djeshme z. Edmond Sulaj i cili sapo ka marrë detyrën e drejtuesit të parë të Policisë Shkodër dhe Kryeinspektorin e IKMT-së, z. Agim Ismaili. Biseda u fokusua kryesisht në përpjekjet e masat e Bashkisë Shkodër për rikthimin e ligjit në territorin e saj.
Nga drejtuesit e lartë, qoftë të Policisë së Shkodrës, po ashtu edhe të IKMT-së, mora mbështetjen maksimale për të qenë bashkë në luftën kundër paligjshmërisë në rrugët e Shkodrës, sidomos për krimet mjedisore dhe ndërtimet pa leje, me të cilat është abuzuar për vite me radhë.
Forcimi i struktruave të Policisë Bashkiake, rritja e rolit të efektivëve të policisë bashkiake dhe bashkëpunimi me qytetarët do të rrisë sigurinë dhe zbatimin e ligjit në Shkodër.