Policët e pezulluar në Komisariatin e Pukës me vendim të gjykatës, nuk kultivuan drogë, siç abuzuan disa kolegë me apo dashje sot!!!! Nuk e shpërdoruan as detyrën, madje as Policia nuk u pastrua prej tyre. Të gjithë ne pukjanët e dimë se të gjithë janë të ndershëm e sakrifikojnë prej njëzet e ca vitesh për atë rrogë.
Asnjëri prej katër punonjesve të policisë nuk disponon pasuri nga ata që rrjedhin nga pasurimi prej kultivimit, apo lejimit të drogës. Nuk janë nga ato policët me vila, biznese e makina të shtrenjta, por kanë punuar për minimumin jetik. Ne që i njohim, jemi të bindur.
E për çfarë sakrifica e tyre mbi 20 vjeçare u vlerësua sot në këtë mënyre?! …Se nuk raportuan se kishin parë drogë. Por a mund ta shikonin ata brenda një ditë Qafën e Helmit. Imagjino të pretendosh të kontrollosh pëllëmbë për pëllëmbë 12854 hektar sipërfaqe pyjore që ka Puka. Kurrë nuk arrihet, aq më tepër me forcat që ka Komisariati i Pukës, pa kushtet minimale për operacione të tilla!!!
Pas një vere të lodhshme, ku e din ata çfarë hoqën, vjen dhe ky shpërblim për ta, që sigurisht ka telendisur dhe kolegët e tyre! Janë këta ndër ata punonjës policie që edhe këtë vit shkulën e asgjësuan mijëra rrënjë kanabis pa i falenderuar kush kurrë për rezultatet e arritura, madje as në komunikatat e policise nuk u përcollën, siç ndodh sot me njoftimin aq të shpejtë për pezullimin e tyre, që jam plot i bindur se do të jetë i përkohshëm.
Duhet gjykim i ftohtë dhe jo gjykim nën emocionet e sloganit për pastrimin e Policisë që në këtë rast jam i bindur se nuk ja arriti të pastronte asgjë.
Ndoshta kurrë s ‘kam folur më ndonjërin prej tyre, por asnjëri nuk duhet ti përjetojnë dallgët e paragjykimeve të opinionit që ndodhin në qytete të vogla si Puka. Nuk e di si shkon para igjit, por gjithnjë lufta e njeriut duhet bërë, të jetë i pastër para Zotit e për këtë kam bindje se asnjëri nga emrat e policëve pukjanë të pezulluar nuk e mbart makthin e kësaj peshe. /Nga Armir MEHAJ, gazetar, publikuar në Facebook/