Shkruan në Facebook Albana KOÇIU, ministre e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Muralja “Duaje veten” në oborrin e Bashkisë Shkodër do të jetë një kujtesë për gratë dhe vajzat që të kujdesen për veten dhe të kryejnë ekzaminimet për kancerin e gjirit, jo vetëm gjatë muajit Tetor, por përgjatë gjithë vitit.
Iu bashkova mesazhit sensibilizues të punonjëseve të Shërbimit Social të Bashkisë Shkodër dhe Njësisë së Kujdesit Vendor të këtij qyteti që lufta për kancerin e gjirit është një betejë e përbashkët.
Diagnostikimi në kohë është jetëshpëtues!