E nderuar Bashkia “Sot” me lejo të rikonfirmoj që ke për detyrë të realizosh “punet” e 32 viteve të Bashkisë “Dje”!
Sot përfunduan dëgjesat publike me banorë të të gjitha Njësive Administrative për sa i përket seancave të këshillimit me publikun mbi Programin Buxhetor Afatmesëm 2024-2026 dhe Buxhetit për vitin 2024. Ndër shqetësimet kryesore për banorët furnizimi me ujë të pishëm, përmirësimi i infrastrukturës rrugore së disa fshatrave përmirësimi i infrastrukturës së shkollave, pastrimi i kanaleve vaditëse dhe kulluese, ndriçimi publik. Thënë me fjalë të popullit sot në 2023 këta banorë kerkojnë “bukë, ujë dhe drita”
Sot jemi në një situatë krejt tjetër, Bashkia “Sot” është e para dhe e vetmja që ka ndërtuar një urë komunikimi real me njerëzit. Eshtë e para Bashki në Shkodër që po bën një përpjekje reale ndaj DETYRAVE që ka në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike.
Bashkitë janë përgjegjëse në territorin e juridiksionit të tyre për planifikimin, administrimin, zhvillimin dhe kontrollin e territorit, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj; kanë për detyrë hartimin e planeve strategjike të zhvillimit e të programeve për zhvillimin ekonomik vendor.
E dashur Bashkia “Sot” të ka lind nevoja që gjitha keto ti realizosh jo duke filluar nga viti 2023 , por të realizosh çka duhet të ishtë bërë nga Bashkia “Dje” që prej 32 vitesh.
Bashkia nuk mund të matet thjesht me çfarë thotë njëri, çfarë thotë tjetri, por duhet të matet me çfarë bën njëri, çfarë bën tjetri. Se çfarë kanë bërë “ata”, ju i dini . Se çfarë do bëjë Bashkia “Sot” është të çojë përpara e ta përsosin këtë mekanizëm që ka nisur tashmë ku gjithkush sot ka një derë që i hapet. /Nga këshilltarja bashkiake e Shkodrës Alma MEHMETAJ, publikuar në Facebook/