Rreth orës 11:00, salla operative e Postës së Policisë Fushë Arrëz, është njoftuar se shtetasi T. Ll., 35 vjeç, banues në Fushë Arrëz, kishte lyer trupin e tij me benzinë dhe po shprehej se do të vetëdigjej, në ambientet e bashkisë së Fushë Arrëzit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të kryer veprimet hetimore. Shtetasi T. Ll. është shoqëruar në Postën e Policisë Fushë Arrëz, për t’u marrë në pyetje.
Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.