Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër vijon pa ndërprerje punën për pastrimin e të gjithë kolektorëve të ujërave të bardha në qytetin e Shkodrës. Këto ndërhyrje janë pjesë e planit të punës për t’i paraprirë reshjeve të shiut që mund të jenë në Shkodër.
UKQ sh.a ka vijuar punën për pastrimin e një prej kanaleve më të rëndësishëm që mbledh ujërat e bardha të qytetit të Shkodër nga zona përballë nënstacionit elektrik në Draçin, tek shkolla austriake dhe deri në fund të unazës lindore.
Punimet në ditët e ardhshme pritet që të vazhdojnë nga fundi i unazës lindore deri në dalje të qytetit të Shkodrës për të përfunduar në afërsi të lumit Buna për pastrimin e këtij kanali që mbledh ujërat e bardha dhe është ndër më të mëdhenjtë në qytet.
UKQ sh.a edhe në ditët e mëparshme ka punuar në mënyrë intensive për pastrimin e kolektorëve të ujërave të bardha me qëllim përballimin sa më mirë të reshjeve të shiut në Shkodër.
Ndërmarrja e ujësjellës kanalizime qarku Shkodër falenderon qytetarët për mbështetjen dhe bashkëpunimin në çdo moment. UKQ sh.a do vijojë që të jetë në shërbim të qytetarëve përgjatë 24 orëve.