Edicioni i tretë i Zecchino d’Oro në Shkodër! Ambasada Italiane, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, bashkinë Shkodër dhe ZVA Shkodër sollën një aktivitet plot gjallëri në kuadër të të edicionit XXIII të Javës së Gjuhës Italiane.
Këtë vit, fëmijët kandiduan në 5 skena në po aq qytete të Shqipërisë: Durrës, Shkodër, Tiranë, Berat dhe Korçë. Protagonistë janë nxënësit e shkollave 9 vjeçare të moshës 6 deri në 12 vjeç të shkollave të përfshira në Memorandumin e Ilirisë, ku gjuha e parë e huaj studiohet italishtja.
Kjo është një event i rëndësishëm që bashkon kulturat dhe të rinjtë në një festë të muzikës dhe gjuhës italiane.