Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Pas njësive administrative nisëm sot konsultimet publike me rajonet e qytetit të Shkodrës.
Me banorët e Rajonit 1 diskutuam prioritetet që ata duan që të përfshihen në projekt buxhetin për vitin 2024.
Vëmendja e bashkisë Shkodër do të jetë e përqendruar në nevojat më imediate që ka komuniteti, si infrastrukturë, hapësirë publike, investime në shkolla dhe çerdhe, si kërkesa të drejta që përmirësojnë cilësinë e jetesës së banorëve të Shkodrës.