Ishte menduar që audicioni të zhvillohej në mjediset e Shkollës Artistike “Prenkë Jakova” por në fakt X- Factor në Shkodër ka “pushtuar” pedonalen kryesore të qytetit “Kol Idromeno”.
Interesimi i adoleshentëve dhe të rinjve ka qenë i jashtlzakonshëm dhe skena e impovizuar, është rrethuar nga të ata që jo vetëm donin të konkurronin por edhe të shuanin kureshtjen.
Organizatorët e drejtuar nga regjisorja e mirënjohur Vera Grabocka, me moderimin e Alketa Vejsiu, duket se janë surprizuar nga kjo pritje dhe për këtë arsye, zgjodhën për audicionin sheshin dhe jo një sallë.
Formati ndërkombëtar X- Factor, evidenton dhe promovon emra të rinj, talente të skenës që këtë spektakël, e shohin si një mundësi shumë të mirë për karrierën.
Si në çdo event kulturor- artistik, edhe në këtë edicion të X- Factor, pa më të voglin dyshim, Shkodra do të spikasë me talentet e veta. Me gjasë, këtë e kanë kuptuar edhe organizatorët sot.