Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Rifillon puna për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit. Pas ndërprerjes disa ditore për shkak të fatkeqësisë së ndodhur, një grup ekspertësh kanë analizuar gjendjen e formacionit shkëmbor.
Pas analizave u vendos që të ndërhyhet me shpërthime të kontrolluara në mënyrë që të hidhet poshtë pjesa e paqëndrueshme e shpatit malor që përbënte rrezik.
Tashmë puna po vijon normalisht për zgjerimin dhe ndërtimin e rrugës nga Prekali në drejtim të fshatit Lotaj.
Ky investim kërkon edhe bashkëpunimin e komunitetit për situatën e krijuar deri në pastrimin e plotë të segmentit për një qarkullim të sigurtë të mjeteve dhe banorëve.