Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një natë më parë (18 tetor) një shqiptari në Itali, pasi është përplasur më një tjetër automjet në autostradën në afërsi të Modenas.
Mediat italianë shkruajnë se viktima është Saimir Gjoka, 38 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes në rrethana ende të paqarta, ndërsa në aksident raportohet se janë përfshirë dy automete.
Nga përplasja, 38-vjeçari gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, dhe për nxjerrjen e tij nga mjeti u desh ndërhyrja e zjarrfikëses. I plagosur mbeti edhe një 55-vjeçar i cili udhëtonte në makinën tjetër.
Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, autoritetet italiane zbuluan në makinën e shqiptarit një çantë të mbushur me para dhe një substancë të dyshimtë. Po ashtu në makinë me Gjokën ndodhej edhe një pasagjer, i cili dyshohet se u arratis në fushat pranë zonës pas përplasjes.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit, si dhe janë vënë në kërkim të personit të arratisur.