Në zgjedhjet parlamentare te 26 majit 1996 P. “Levizja e Legalitetit” dhe P. “Balli Kombëtar” Shkoder konkuruan si subjekte më vehte në këto zgjedhjet. Megjithëse pati përpjekje për të arritur një mënyrë bashkëpunimi në këto zgjedhje kjo nuk u arrit. Madje kandidati për deputet i PLL Shkodër z. Ahmet Hoti ( i cili me pas do të luante një rol mjaft thelbësor për DBSH në zgjedhjet locale të 20 dhe 27 tetorit 1996 ) shprehu gatishmërinë që të tërhiqej nga kandidimi duke i lënë të lirë zonën e tij elektorale kandidatit të P.B.Kombëtar Shkoder dhe në këtë mënyrë të mund të realizohej një bashkëpunim në të gjitha zonat elektorale por një gjë e tillë nuk u realizua.
Në zgjedhjet për pushtetin lokal tetor 1996 presioni i anëtarëve të PLL dhe PBK Shkodër dhe elektoratit Shkodran ishte edhe më i madh ndaj dy forcave politike PLL dhe PBK dega Shkodër. Me insistimin e një grupi të rinjsh nga të dy forcat politike u realizua takimi ndërmjet drejtuesve dhe përfaqësuesve të dy forcave politike P.”Lëvizja e Legalitetit” dhe P.”Balli Kombëtar” Shkodër.
Drejtuesit lokalë të P.”Balli Kombëtar” dhe P.”Lëvizja e Legalitetit” z. Mentor Quku dhe z. Nikolin Destanisha jo vetëm që shprehen dakordësinë e plotë për krijimin e aleancës E Djathta e Bashkueme Shkodrane – D.B.SH. (PLL+PBK) por do të punonin fuqimisht për të arritur fitoren në zgjedhjet lokale, madje duke përballuar nje presion të jashtëzakonshëm jo vetëm të dy forcave kryesore politike PS dhe PD por edhe ish drejtuesve qëndrorë të PBK dhe PLL Tiranë të cilët nuk e dëshiruan këtë aleancë lokale.
Mbështetja qe ju dha DBSH nga shoqata e ish të përndjekurve politikë Shkodër, shoqatës së ish pronarëve Shkodër dhe në vecanti Z. Nikolin Pavaci do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, aq sa z. M.Quku, z. N. Destanishta dhe z. N. Pavaci do të ishin përfaqësuesit politikë publikë të DBShkodrane.
Kandidatura e Z. Bahri Borici si kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër i D.B.SH., si përfaqësues i një prej familjeve më të njohura qytetarë Shkodrane dhe shtresës së ish të përndjekurve politikë por edhe si pike lidhje ndërmjet PLL dhe PBK ne Shkodër do të përbënte një moment mjaft përcaktues për fitoren e D.B.SH. në zgjedhjet lokale në Shkodër. Me datë 20 tetor 1996 do të zhvillohej raundi i parë i zgjedhjeve locale ku në raundin e dytë të zgjedhjeve ( balotazh) dt 27 tetor 1996 do të dilnin dy kandidatura: Z. Bahri Borici D.B. Shkodrane dhe z. Artur Luka PD Shkodër
D.B.SH. do të përbënte një moment kthese në jetën politike të PLL dhe PBK dhe njëkohësisht fitorja e Z. Bahri Borici si kryetar i Bashkisë Shkodër në raundin e dytë në zgjedhjet lokale të vitit 1996 është fitorja e pare e këtyre të forcave politike ne nivel kombetar.
D.B.SH. do të zgjidhte në Këshillin e Bashkisë Shkodër 4 këshilltarë: M Quku, N Destanisha, E. Dizdari, A. Haxhi; ndërsa në Këshillin e Rrethit 3 këshilltarë S. Spahia, I. Kuka, S. Omari.
D.B.Shkodrane do të botonte dhe një gazeta locale “ DBSH” 6 numra ku për botimin e kësaj gazete do të kontribuonin mjaft qytetarë Shkodranë
D.B. Shkodrane ( PLL+PBK) si dhe mbeshtetja e fuqishme nga ana e shoqatës së ish të përndjekurve politikë dhe shoqatës s ëish pronarëve Shkodër do të provonte se vetëm një aleancë e P.Levizja e Legalitetit dhe P.Ballit Kombëtar ishte e vetmja formulë e suksesit të forcave antikomuniste në Shqipëri.
DBShkodrane nga shumë persona shpesh është konsideruar si një aleancë e parakohëshme. Por edhe mbas kaq vitesh asnjë drejtues qëndror i këtyre forcave politike nuk arriti suksesin që arritën dy drejtuesit lokalë të PBK dhe PLL z. M. Quku dhe z. N. Destanisha. Madje ligji elektoral do te ndryshohej duke mos lejuar aleancat e degeve lokale te forcave politike
Ndër të gjithë shkrimet, analizat politike që do të bëheshin për DBSH, vetëm Z. Abdi Baleta do të bënte një analizë të saktë dhe realiste të suksesit të D.B. Shkodrane duke evidentuar se kush ishin sabotuesit e të Djathtës në Shqipëri jo vetëm deri në vitin 1996 por që edhe sot mbas rreth 35 viteve pluralizëm tregon se kush janë sabotuesit e të Djathtës në Shqipëri. /Nga Ilir KUKA, publikuar në Facebook/