Arben Kraja, ish- shefi i parë i prokurorisë së posaçme SPAK, ka firmosur urdhër- arrestin për Jamarbër Malltezin, dhëndri i ish- kryeministrit Sali Berisha. Pas shqyrtimit të dokumentacionit për privatizimin e ish- kompleksit “Partizani”, Kraja ka firmosur arrestimin e Malltezit.
Arben Kraja është shkodran, dhe ka punuar para vitit 1990 si hetues në Hetuesinë e Rrethit Shkodër. Në vijim, ai ka punuar si jurist po në Shkodër pranë Policisë Financiare.
Është rikthyer si hetues në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka punuar deri në fillim të vitit 1995. Për dy vite ka punuar prokuror pranë të njëjtit institucion, duke kaluar si nënkryetar i KLSH- së deri në vitin 2000.
Për disa kohë ka punuar edhe si drejtor i Njësisë Antikorrupsion në Këshillin e Ministrave, për tu rikthyer prokuror në vitin 2002 për të mos u shkëputur më, deri në zgjedhjen si shef i SPAK, si organizëm i “drejtësisë së re” në dhjetor 2019, ku u zëvendësua më pas nga Altin Dumani në përfundim të mandatit 3 vjeçar.
Ai është diplomuar si ekonomist dhe jurist në Universitetin e Tiranës, në harkun e viteve 1983- 1992.