ShkodraWeb ka siguruar vendimin e Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe akuzën ndaj tij. Po ashtu në vendim tregohet edhe akuza zyrtare për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi.
Në vendim thuhet se Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shtetërore ose te zgjedhurve vendore”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve te veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
Sali Berisha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25i Kodit Penal.
Fatmir Bektashi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës.