Është ndarë sot nga jeta Dedë Gazulli, ish- shefi i Sektorit të Kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve ne Policinë e Shkodrës por edhe ish- anëtari i Koalicionit të Antidrogës në Shkodër.
Nga viti 2019, për shkak të problemeve shendetësore, ai u larguar nga angazhimet e tij. Gazulli kontribuoi për rreth 30 vite në Policinë e Shtetit, duke qenë mes të tjerave, edhe mik i mediave dhe gazetarëve.
I komunikueshëm, i qetë, argumentues dhe bindës, i vetëdijshëm për detyrën dhe përmbushjen e saj me përkushtim, mbi të gjitha qytetar, në kuptimin e plotë të kësaj fjale, kështu do të mbahet mend Dedë Gazulli nga ata që e njohën.
Në vitin 2022, vetë të rinjtë, i shprehën mirënjohjen miku te tyre duke i dhënë një çertifikatë, në emër të Shoqatës Kristiane të Grave Shqiptare. Por gjithsesi, vendi i Dedës nuk mbeti bosh në Policinë e Shtetit. Në gjurmët e të atit, po vazhdon vajza e tij, e cila aktualisht punon në sektorin e Krimit Kibernetik në DVP Shkodër.
Ashtu si në punën e tij, deda përballoi me dinjitet edhe periudhën e vështirë të problemeve shendetësore, i rrethuar nda dashuria dhe përkujdesja e familjarëve të tij. ShkodraWeb i shpreh ngushëllime familjes, të afërmëve, miqve, ish- kolegëve të Dedë Gazullit.