Valbona Shujaku eshte zyrtarisht zevendesministre e Kultures e Republikes se Shqiperise. Sot eshte emeruar ne kete post nga qeveria ne mbledhjen e rradhes. Shujaku eshte pjese e atij segmenti te qeverise shqiptare ketej kufirit qe vjen nga ana tjeter e kufirit, Kosova. Ka qene deshira e kryeministrit Rama qe te beje pjese te kabinetit edhe 3 zevendesministra nga pjesa tjeter e Shqiperise, e cila ne fakt qe nga 1913 njihet me emrin Kosove.
Valbona Shujaku eshte prezantuar si ish- drejtuese e departamentit te Kultures ne Komunen e Prishtines. Pra, nje zyrtare e nje niveli relativisht te ulet nga nje shtet shume i ri sic eshte Kosova dhe nga nje komune qe ka me pak eksperience se cdo bashki e Shqiperise, duke gjykuar nga viti 1999 kur gjysma e shqiptareve u cliruan nga pushtim- sundimi serb.
Natyrisht, edhe nga mosnjohja e duhur, nuk dua te gjykoj aspak zonjen apo zonjushen Shujaku. Madje, qe ne krye te heres do te doja ti uroja suksese ne detyren e saj. Por asesi nuk mund te mbyll gojen, syte e veshet kur njoh ate qe Shujaku i ka zene vendin, arkitektin e mirenjohur Zef Cuni.
Sidomos ata qe njohin nga afer Zef Cunin, por edhe ata qe e njohin permes punes se tij si arkitekt dhe drejtues i restaurimit te vlerave tona kulturore dhe arkeologjike, nuk besoj se eshte e nevojshme te bej nje prezantim. E kane thene specaliste te fushes, une thjesht po e perseris: Eshte nder 2-3 me te miret e llojit te tij profesional. Mbase per kete arsye me shume se per ceshtje qe lidhen me politiken, Edi Rama e beri ne 2013-en pjese e qeverise se tij ne rangun e zevendesministrit te Kultures. Aktiviteti i Zef Cunit ne kete post, cfare ka arritur te beje dhe ku nuk ja ka dale, ka qene dhe eshte ne syte e te gjitheve. Gjithmone ne hapesiren qe te lejon ministri, qofte edhe per fokusin mediatik. Ne dijenine time, Zef Cuni eshte nder te paktet ne politiken shqiptare qe ka hyre ne politike pasi ka treguar vlera te padiskutueshme ne profesion. E thene me hapur, nuk eshte nga ata individe qe jane ngjitur deri ne majen e piramides shteterore, pa i thene askush „puna e mbare“. Jane me qindra pasurite tona kulturore kombetare te restauruara apo te kthyera ne identitet nga ky arkitekt. Ndersa, jane me disa qindra- mbase mijera, projektet e materializuara ne ndertime cilesore ne Shkoder, Shqiperi e me pertej. Por Zef Cuni ka edhe nje „difekt“ te madh per ata qe duan te lundojne ne politike. Nuk eshte njeri i klaneve, i perplasjes se grushtit ne tavoline, i kulisave apo i lepirjes se shefit. Ka qene, eshte dhe besoj do te mbetet nje teknicien, per te cilin cdo qeveri, edhe ne nivelet me te larta, ka nevje per te. Gjithcka thashe me lart, eshte perforcuar edhe gjate ketyre 4 viteve, nje eksperience e padiskutueshme e akumuluar edhe si zevendesminister i Kultures. E sic ndodh rendom ne Shqiperi, pikerisht atehere kur fiton nje eksperience te lakmueshme, atehere…largohesh, shkarkohesh, nxirresh ne hije. Edhe dicka te fundit, qe une e di shume mire. Ne keto 4 vite Zef Cuni ka humbur shume, vecanerisht ne aspektin financiar. Rroga e zevendesministrit dihet sic edhe “perfitimet” nga ky pozicion. Me marrjen persiper te kesaj detyre, ai ka lene pa realizuar shume e shume pune projektimi, natyrisht edhe shume para. E kam patur perballe ne studio por edhe ne tavolina miqesore shume here. Asnjehere nuk e kam kuptuar se pse nje arkitekt si ai duhet te heqe dore nga profesioni per t’ju perkushtuar misionit publik si zevendesminister. Nuk e kam justifikuar asnjehere me egon politike sepse Zef Cuni nuk e ka patur. As atehere kur per here te pare, futi ne Shkoder Edi Ramen kryebashkiak i Tiranes dhe i qendroi ne krah ne kinema „Millennium“. Nuk e shfaqi dhunshem as kur ishte kandidat per deputet ne 2005 perballe Topallit, as kur garoi brenda PS-se. As kur ju kundervu i vetem e publikisht masterplanit te qytetit te Shkodres, i cili ne fakt masakroi disa pjese te metropolit verior dhe u miatua nga kryeministri Nano. As kur kerkoi nderhyrje per mbrojtjen e monumenteve te kultures e vecanerisht te shtepise- muze te Luigj Gurakuqit. E meqe jemi tek kjo teme, i detyrohet Shkodres edhe nje shpjegim: Kush e pengoi te mos mbante premtimin e dhene per rikthimin e shtepise- muze te Gurakuqit sic ka qene- premtim i dhene pas konsultimeve me Ramen e Kumbaron. Po ashtu, nuk dua ta besoj se u “ndeshkua” edhe per shkak te emrit qe mban!
E tani, po kthehem serish tek zevendesministrja e re e Kultures se Republikes se Shqiperise. Valbona Shujaku eshte ulur ne karriken e lene bosh nga Zef Cuni. Nuk mund te bej asnje koment me shume sa me siper. Thjesht me vjen ne ndihme nje shprehje e nje mikut tim gazetar, i cili me perserit shpesh se „shteti nuk pikturohet por ndertohet“. Mesa duket jemi akoma ne fazen e piktures. Kur te vije momenti i ndertimit, mbase do te kete nevoje per nje arkitekt qe te projektoje.