Kantautori shkodran Luiz Ejlli, i cili bashkë me partneren Kiara Tito janë dy personazhet më të njohur t preferuar të showbizit shqiptar, duket se nuk po kalon një moment të mirë shendetësor, shkruan ShkodraWeb
Në një video të publikuar në rrjete sociale, Ejlli duket i shtrirë në një shtrat spitali, duke mbajtur një vigon në krahun e tij të djathtë. Ai madje, duke u justifikuar për mungesën në Instagram, shprehet se “nuk jam mirë”.
Në këtë video të shkurtër, fituesi i BBVip, tregon edhe dy “ëngjëjt” mbrojtës në një spital privat në Tiranë, të cilët sipas tij, nuk e lënë asnjë sekondë vetëm, përcjell ShkodraWeb.
Edhe gjatë qendrimit në shtëpinë e BBVip, Luiz Ejlli shpesh herë ka shfaqur probleme shendetësore, madje është dashur të ekzaminohet në spital dhe në disa raste, të marrë ilaçe nga produksioni.
Mbase problemet shendetësore lidhen me hipëraktivitetin e tij gjatë këtyre muajve, me angazhimet por edhe udhëtimet e shumta brenda e jashtë vendit. Shpresojmë dhe urojmë që kantautori shkodran të mos ketë asnjë probem serioz dhe ti rikthehet dinamik aktivitetit të tij.