Prezantimi i parë i qytetit të Shkodrës, për vizitorë vendas apo të huaj, është hyrja e tij. Pikërisht, lagja Bahçallëk, është ajo ku kalon rruga hyrëse e Shkodrës, prezantimi i parë me qytetin më të madh të Veriut, shkruan ShkodraWeb.
Këtë të merkurë, Bashkia e Shkodrës dhe ndërmarrjet e saj, kanë përqëndruar punën në këtë zonë, për ta pastruar nga mbetjet, të cilat siç tregojnë pamjet e shpërndara në rrjete sociale nga kryebashkiaku Benet Beci, janë të të gjitha llojeve
“Shkodër e pastër- Momente nga aksioni i pastrimit në hyrje të Shkodrës pranë lagjes Bahçallëk. Na takon të gjithëve të kontribuojmë për një mjedis të pastër.”, shkruan beci në publikimin e tij në faqen zyrtare në Facebook.
Me ardhjen në krye të Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka shpallur ndër prioritetet e punës së tij pastrimin e të gjithë territorit si dhe ndërhyrjet në infrastrukturën rrugore, përveç projekteve madhore që financuara nga qeveria, që janë vënë në rrugën e zbatimit, përcjell ShkodraWeb.