Kukësi ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 1-0 në sfidën hapëse të fazës së dytë. Në minutën e 44′ verilindorët ngelën me 10 lojtarë për shkak se Reçi u ndëshkua me karton të kuq. Pjesa e parë u mbyll me barazimin pa gola.
Në fillimin e pjesës së dytë hyri Rashiti në vend të La Torres, i cili do të rezultonte heroi i sfidës. Në minutën e 84′ ai realizoi golin e vetëm duke i dhënë fitoren ekipit të tij.
Pas kësaj fitore, Kukësi ngjitet në vendin e 4-të me 13 pikë ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e 6-të me 12 pikë.