Shkruan në Facebook Kristian Shkreli, kryetar i Bashkisë Vau- Dejës: Pata kënaqësinë të mikprisja sot në Bashkinë Vau Dejës Presidentin e Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj . Takim u zhvillua me një frymë miqësore dhe prespektive për Vau Dejsin, resurset dhe problemet tona .
Më pas zhvilluam takime me autoritetet lokale dhe sipërmarrës të zonës me të cilët biseduam për projektet dhe zhvillimin që po i jep kësaj zone investimi në ngritjen e fermave blegtorale, agroturizmin dhe artizanatin.
Presidenti vlerësoi rikthimin nga emigracioni të banorëve të kësaj zone dhe investimin e kursimeve të tyre për hapjen e bizneseve që ndikojnë në rritjen e mirëqëniez ekonomike në këtë bashki.
Së bashku me Presidentin Begaj vizituam fermën blegtorale të familjes Gjondrekaj, në Bushat, ku punohet me cilësi të lartë falë teknologjisë së aplikuar.
Gjatë vizitës në një nga punishtet artizanale të hapura në Vaun e Dejës, Presidenti Begaj u njoh me iniciativën e ndërmarrë para 10 vitesh nga endësja Meliha Zyberi .
“Gardenland Agroturizëm Nana e Madhe”, ishte ndalesa tjetër e Presidentit Begaj në Bashkinë e Vaut të Dejës, i cili nga një restorant i vogël është shndërruar në një kompleks turistik i kompletuar me ekonomi ndihmëse ku përfshihen sera dhe mbarështimi i shpendëve shtëpiake.