Edit Shkreli është shqiptaro-amerikania që fiton garën për gjykatëse në Gjykatën Civile të New York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Edit Shkreli ka lindur në Shkodër dhe kur ishte në moshën 13 vjeçare, familja e saj emigroi në Amerikë gjatë trazirave të vitit 1997.
Ajo u shkollua në Amerikë. Në vitin 2011 znj.Shkreli përfundoi studimet e avokaturës tek “New York Law School” duke u diplomuar si “Juris doctor cum laude”. Mbas pak muajsh të diplomimit Edit Shkreli iu nënshtrua një prej provimeve më të vështira të liçensimit të shtetit të New York-ut (bar exam), të cili e kaloi me sukses që në herën e parë.
Ajo punon prej rreth 9 vitesh pranë gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains në çështje comerciale, divorci etj. Zotëron njohuri të larta juridike ku eksperiencat e saj në punë e bëjnë edhe më të kualifikuar.
Edit punon edhe si pedagoge në “New York Law School” që prej vitit 2019.
Shkreli është anëtare pranë Bronx Community Board si dhe anëtare e organizatave jo fitimprurëse, Neighborhood Initiatives Development Inc. dhe Albanian-American Educators Association.
Edit është femra dhe kandidatja e parë shqiptare që kandidoi dhe fitoi për pozicionin e Gjykatëses për Çështjet Civile në New York, Amerikë. Votimet kanë filluar me 28 tetor dhe do vijojnë deri më 7 nëntor ku të gjithë shqiptarët me të drejtë vote në East Bronx mundën të votojnë shqiptaren e parë që do t’i përfaqësojë në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në SHBA!