Lionel Messi është fitues i “Topit të Artë” për vitin 2023. Sulmuesi argjentinas bën për vete trofeun më të rëndësishëm individual për herë të tetë.
Messi ia doli t’i mposhtë të gjithë, duke lënë mbrapa Erling Haaland apo edhe Kylian Mbappe. Kujtojmë që “pleshti” ndihmoi jashtëzakonisht shumë Argjentinën për të fituar Botërorin e Katarit, falë paraqitjeve fantastike të tij.
Në total, Lionel Messi ka fituar 98 trofe gjatë gjithë karrierës së tij. Si lojtar i Barcelonës, ai mori 35 trofe gjatë ecurisë së tij 17-vjeçare me ekipin e parë. Ai gjithashtu ka fituar mbi 50 trofe individual.
Sa i takon çmimeve të tjera të fituara mbrëmjen e sotme, lojtari i ri më i mirë u shpall Bellingham, portieri më i mirë u vlerësua argjentinasi Emiliano Martinez, ndërsa çmimi i bamirësisë iu dha Vinicius-it.
Golashënuesi më i mirë? Erling Haaland. Sulmuesi i Manchester Cityt realizoi jo por 56 gola. Pas fitimit të Champions League, skuadra më e mirë është parë e arsyeshme të vlerësohet Manchester City.
Çmimet:
“Topi i Artë” për femra: Aitana Bonati
“Topi i Artë” për meshkuj: Messi
Çmimi Sokrates (i bamirësisë): Vinicius
Çmimi Gerd Muller (Golashënuesi): Haaland
Portieri më i mirë: Emiliano Martinez (Aston Villa)
Trofeu për të riun më të mirë të sezonit: Jude Bellingham (Real Madrid)
Skuadra më e mirë: Manchester City