Luiz Ejlli dhe partnerja e tij në jetë Kiara Tito, vijojnë të jenë përsonazhet e momentit të showbiz-it shqiptar. Në kanalet e tyre në rrjetet sociale, ata publikojnë herë pas here, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të shumtë.
Në një video të shpërndarë nga Kiara, Luizi shfaqet i zhveshur duke u intervistuar nga partnerja e tij. “Me Kiarën kam kontratë”, dëgjohet të thotë Luizi, ndërsa shton se “Kiara do të rrijë vetëm në shtëpi, unë do shijoj jetën e natës”.
Në vijim, Kiara e pyet edhe për lakuriqësinë e tij që duket në video, duke i kujtuar indirekt edhe uljen e temperaturave. “Bluzën ma grisën ato vajzat që isha me to deri në 1 të natës”.
Sigurisht, ishte një intervistë me humor, e cila shoqërohet me të qeshurat e Kiakës në sfond. Video të tilla, çifti Ejlli- Tito i publikojnë pas kerkesave të shumta të fansave, që mezi presin që të “zhbirilojnë” jetën brenda mureve të shtëpisë së dyshes së momentit të showbiz- it. /ShkodraWeb/