Në një publikim në rrjetet e veta sociale, bëhet me dije se Bashkia Shkodër, ka mbledhur komisionin e emergjencave civile në për koordinimin e të gjithë aktorëve për menaxhimin e situatave që mund të krijohen nga moti i keq.
N/Kryetari i Bashkisë Shkodër, Onid Bejleri si Kryetar i Komisionit të Emergjencave Civile, ka kërkuar angazhimin dhe koordinimin e të gjithë strukturave të bashkisë Shkodër në rast të problematikave që mund të shfaqen.
Shkodra në 24 orët e ardhshme në dt.4-5 Nëntor parashikohet të përfshihet nga reshje me intensitet të lartë, shoqëruar nga era e fortë.
Për të shmangur çdo lloj problematike i bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme.
Ekipet e Bashkisë Shkodër janë në gadishmëri të plotë për çdo situatë emergjente që mund te krijohet.
KONTAKTONI PËR ÇDO RAST EMERGJENT BASHKINË SHKODËR:
0676878691
129