Kuqeblutë e Vllaznisë luajnë të hënën në transfertë përballë Partizanit, ndeshje kjo për llogari të javës së 12-të të Abissnet Superiore. Në konfereëncën për shtyp dhënë një ditë përpara ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani u shpreh i kënaqur për ditët përgatitore të kësaj jave duke deklaruar hapur se kuqeblutë udhëtojnë për fitore në duelin e së hënës me Partizanin.
Në vijim 1- shi i pankinës kuqeblu, bëri të ditur se ndaj Partizanit, Vllaznia do të paraqitet me një skemë ndryshe në fushën e lojës, por edhe me lëvizje futbollistësh në formacion.
Ndër të tjera, Osmani theksoi se në ecurinë e saj, Vllaznia do të jetë një ekip sulmues për të shënuar sa më shumë gola duke synuar të jetë në krye të tabelës së klasifikimit.
Ndeshja, Partizani-Vllaznia që është edhe kryendeshja e javës së 12-të të Superiores, luhet në orën 18:00 të së hënës në stadiumin “Arena e Demave” të kryeqytetit.