Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për frenimin e valës së emigrantëve në shtetin fqinj. Lajmi u bë me dije gjatë një konference për shtyp mes kryeministres së Italisë Giorgia Meloni dhe kryeministrit Edi Rama, një marrëveshja e cila sipas kryeministres italiane pasqyron miqësinë mes dy vendeve.
Në bazë të marrëveshjes, Italia do të financojë dy struktura qendra për të menaxhuar emigrantët e paligjshëm. Këto struktura fillimisht do të presin deri në 3 mijë persona që do të qëndrojnë aty kohën e nevojshme për të shqyrtuar kërkesat për azil. Fluksi vjetor mund të arrijë deri në 36 mijë persona.
Meloni deklaroi se në Shëngjin do të ngrihet qendra për pritjen e refugjatëve që do të jetë nën juridiksionin e Italisë, dhe një tjetër strukturë do të ngrihet për akomodimin e tyre, deri sa të shqyrtohen kërkesat për azil. Kjo qendër parashikohet që të jetë gati në pranverën e ardhshme.
‘‘Shqipëria do t’i japë Italisë mundësinë për të përdorur disa zona të territorit. Italia do të financojë dy struktura qendra për të menaxhuar emigrantët e paligjshëm. Këto struktura fillimisht do të presin deri në 3 mijë persona që do të qëndrojnë aty kohën e nevojshme për të shqyrtuar kërkesat për azil. Fluksi vjetor mund të arrijë deri në 36 mijë persona, por jo në të njëjtën kohë. Pra 3000 në muaj. Këtu nuk përfshihen të miturit, gratë shtatzëna dhe grupeve të tjera vulnerable. Zonat do të kenë juridiksion italian. Në portin e Shëngjinit, Italia do të angazhohet me procedurat e zbarkimit dhe të seleksionimit, do të realizohet një qendër e pritjes dhe të screening dhe do të ketë një strukturë tjetër që janë në vazhdimësi të kësaj strukturës së parë të parë të screening. Pastaj pjesa shqiptare do të merret me gatishmërinë e observimit dhe ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë politike dhe juridike të bashkëpunimit tonë. Marrëveshjet të tjera do të ndjekin më pas në lidhje me këtë lloj bashkëpunimi. Kemi qëllim që të jetë operative pranverën e ardhshme. Kjo marrëveshje është më frymëmarrje evropiane.’- tha kryeministrja Italiane.
Në fjalën e tij Rama tha se kjo marrëveshje është mbështetje për Italinë e cila shumë vite më parë mikpriti shqiptarët që u larguan për një jetë të re.
“Ne nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër apo shtet të BE-së, me gjithë respektin, por ka një lidhje mes Shqipërisë e Italinë dhe Shqiptarët e italianët. Nuk besoj që do të jemi në gjëndje që në vitet që do të vijnë të paguajmë borxhin që kemi drejt Italisë popullit dhe institucioneve të Italisë për atë që kanë bërë për ne nga dita që kemi arritur në këtë anë të bregut të detit për të gjetur mbështetje. Në këtë rast do të thotë për të ndihmuar dhe menaxhuar një situatë që është e vështirë për Italinë. E vërteta është që nga gjeografia është kthyer në mallkim. Shqipëria ka një histori të mikriptjes. Është një vend ku mijëra italianë, kanë gjetur mbrojtje nga shqiptarët.’- tha Rama.
Të dy kryeministrat thanë se marrëveshja tregon marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve teksa objektivat janë të trafikimin e qenieve njerëzore, të parandalojë emigracionin e paligjshëm dhe të presë vetëm ata që kanë vërtet të drejtën e mbrojtjes.