Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ndaluan shtetasin B. D., 53 vjeç, banues në fshatin Mjedë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj., 33 vjeç dhe P. Gj., 53 vjeç, të dy banues në Pukë, pasi kanë fyer me fjalë shtetasin A. Gj., 34 vjeç, banues në Pukë.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Sh., 55 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, njësia administrative Fierzë, pasi shtetasi Gj. Sh. ka kallëzuar se 55-vjeçari i ka pushtuar një sipërfaqe toke, në fshatin Apripe Guri.