Pas reshjeve të dendura të shiut, stuhisë dhe erës së fortë që përfshinë Shkodrën për tri ditë me radhë, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Shkodër ka bërë të mundur pastrimin e pusetave dhe kunetave të ujërave të zeza dhe të bardha.
Grupet tona të punës bashkë me mjetet përkatëse u shpërndanë fillimisht në zonat e qendrës në Shkodër dhe më pas edhe në lagjet më periferike duke bërë të mundur pastrimin e pusetave dhe kanaleve të ndryshme me qëllim përballimin në rast se ajo situatë me reshje të dendura shiu përsëritet.
Nga puna që është bërë më përpara me pastrimin e pusetave dhe kanaleve, reshjet e tri ditëve të fundit nuk kanë krijuar probleme në rrugët e qytetit të Shkodrës.
Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Shkodër do të vijojë që të jetë në shërbim të qytetarëve gjatë 24 orëve në çdo lloj situate. Po ashtu do të shikohet mundësia për të ndërhyrë në rrjetin e kanalizimeve në qendër të qytetit të Shkodrës dhe kudo ku mund të ketë probleme për të përmirësuar situatën në mënyrë që rrugët të mos bllokohen në rastet kur ka rrebesh shiu. Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin! /Njoftim për mediat i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Shkodër/