Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare e të dendura deri në orët e mesditës. Më pas mot me kthjellime e vranësira kryesisht në relievet malore në verilindje.
Që në orët e para të 24-orëshit përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe vijës bregdetare prezencë të reshjeve të shiut me intensitet të ulët e hera-herës mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër të izoluar hera –herës në intervale të shkurtra kohore reshjet do të jenë problematike.
Gjatë orëve të mesditës reshjet intensiteti i reshjeve bie në pjesën më të madhe të territorit për tu lokalizuar në veri por me intensitet të ulët e lokalisht mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore reshje bore me intensitet të ulët.
Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-9m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina erë intensive dhe problematike me shpejtësi 12-17m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-5 ballë.
Temperaturat parashikohen: