Pas aludimeve se janë në pritje të një fëmije, çifti i shumë përfolur Kiara Tito dhe Luzi Ejlli, kanë mahnitur fansat dhe ndjekësit e tyre më një foto album magjik.
Edhe pse jemi ende në muajin Nëntor, ata mesa duket mezi po presin festat e fundvitit, pasi kanë zgjedhur që tani të realizojnë kartolinën e tyre të Krishtlindjeve.
Të veshur të dy të më bardha dhe të rrethuar nga një dekor festash, ata i kanë mahnitur të gjithë me fotot e tyre.
Ajo që edhe ngre dyshime për një shtatzëni të mundshme të moderatores, është edhe veshja e saj e gjerë, e cila duket se është posaçërisht për të shmangur dukjen e barkut.
Por asgjë nuk u shpëton fansave, të cilët kanë filluar të shkruajnë komente si “Më duket se jeni tre”, “Duket se janë tre”, etj.