Të hënën e 13 nëntorit priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në shumicën e qarqeve, ndërsa të dobëta në të gjitha qarqet e tjera. Në qarkun e Vlorës reshjet do të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 11 / 19 °C
Në vendet e ulëta: 10 / 17 °C
Në vendet malore: 6 / 13 °C.