“Mjeshtri i Madh” i humorit shkodran e shqiptar, Besnik Çinari, ka përcjellë sot në banesën e fundit njriun më të dashur, nënën e tij. Një ditë më parë, përmes një postimi në Facebook, Besnik Çinari ndau lajmin e trishtë me ndjekësit e shumtë.
“Qofsh e Xhennetit Nana jeme!”, shkruante aktori i mirënjohur. Nëdrkohë, ditën e sotme, e ndjera është përcjellë në banesën e fundit, ndërsa Çinarit i qëndruan pranë në këtë moment jo të lehtë edhe kolegët e tij.
Nëna e Çinarit u nda nga jeta në moshën 91- vjeçare dhe prindi nuk ka moshë. ShkodraWeb i shpreh ngushëllimet “Mjeshtrit të Madh” Besnik Çinari, familjes dhe të afërmëve për këtë humbje.