Deputeti i PS-së, Agron Çela ka shkuar mëngjesin sotëm (14 nëntor) në Prokurorinë e Posaçme. Ai mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK dhe pas dy orësh brenda Prokurorisë së Posaçme është larguar.
Agron Çela mohoi pretendimet se u thirr në SPAK për dosjen CEZ-DIA. Deputeti i PS-së deklaroi për gazetarët se ishte Prokurorinë e Posaçme “për punët e mia”.
“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, kush është ky. Nuk di gjë për dosjen CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira”, është shprehur Çela.
Raportohet se deputeti socialist është paraqitur edhe ditën e djeshme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, por nuk u mor në pyetje.