Ditën e martë, më 14 nëntor 2023, në vijim të takimeve, vizitave dhe mesazheve të 33-vjetorit të rihapjes së Xhamisë së Plumbit, Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një vizitë zyrtare në Bashkinë e Shkodrës, ku u prit nga z. Benet Beci, Kryetar i Bashkisë Shkodër.
Gjatë takimit, Myftiu dhe Kryetari i Bashkisë, diskutuan për çështje të shumta, në dobi të komunitetit dhe frymës së bashkëpunimit institucional.
U vlerësua përpjekja dhe angazhimi i përbashkët i qytetarëve shkodranë për të ndihmuar njëri-tjetrin në ditë të vështira dhe jo vetëm, sidomos në ditët e para të nëntorit 1990, ku morën hov edhe ceremonitë e para fetare, pas 23 vitesh, ku feja ishte e ndaluar me ligj.
Pjesë e bisedave të kësaj vizite ishin çështje me interes të përbashkët, për të cilat Myftinia dhe Bashkia janë në bashkëpunim të vazhdueshëm. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Myftinisë Shkodër/