Dy muaj pas arrestimit të tij në kufirin franko- gjerman, Shqipëria ka arritur marrëveshjen me shtetin francez për ekstradimin e Behar Bajrit.
Mësohet se Bajri do të niset pasditen e sotme nga Franca dhe mbërrin në darkë në aeroportin e Rinasit.
Kujtojmë se ndaj tij rëndojnë pesë vepra penale, ku më kryesoret janë ata të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”, zbuluar nga përgjimet në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Në dosjen hetimore të operacionit “Metamorfoza” u fundos grupi kriminal, ku mes tyre ishte edhe Behar Bajri, i cili kishte planifikuar që të vriste Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.
Gjithashtu nga përgjimet rezulton se ai komunikonte me biznesmenin tashmë të arrestuar nga qelia e paraburgimit “Jordan Misja” në Tiranë përmes SkyECC komunikonte me Pëllumb Gjokën dhe i kërkonte që të dalë sa më shpejt nga paraburgimi, pas arrestimit në sajë të operacionit OAZ, shtatorin e vitit 2018. Madje është gati të ofrojë shuma të mëdha parash në këmbim të zbutjes së masës së sigurisë.