Të ardhurat e qeverisë rriten me 11.2 miliard lekë nga TVSH, që shqiptarët vazhdojnë ta paguajnë për rritjen e çmimeve dhe qeveria të përfitojë në kurriz të tyre.
Çmimet në vendet e BE-së gjatë 2023, u ulën me shpejtësi, ndërsa në Shqipëri, grupi i ushqimeve u rrit me ritme dy herë më të larta se mesatarja e çmimeve.
Në shkallë kombëtare, familja mesatare shpenzon 58.5% të buxhetit të tyre për shpenzimet e ushqimit, por sa më i ulët buxheti i familjes, aq më e madhe është përqindja e të ardhurave që përdoret për ushqim të përditshëm duke arritur deri në 80%.
Akciza rritet me 4.6 mld lekë, për shkak të indeksimit dhe zbatimit të skemës së rritjes për produkte, në të cilat është edhe gazi që përdoret për gatim dhe ngrohje.
9.2 mld leke të ardhura më shumë vetëm nga tatimi mbi te ardhurat personale te popullates.
13.3 mld lekë rritje nga kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shëndetësore.
Qeveria rrit pagat në administratë për qëllime elektorale.
Misioni I FMN në muajin tetor thekson se hapa të tillë rrezikojnë buxhetin. Reforma për paga më të larta në administratë duhet të shoqërohet me rritje produktiviteti dhe eficencë.
3 miliardë lekë. nga tatimi progresiv 15 deri 23% për të vetëpunësuarit në shërbime profesionale, të cilët nuk do të trajtohen më si biznes i vogël.
262 profesione dhe jo vetëm individët e vetëpunësuar (profesonet e lira), por të gjitha veprimtaritë e shërbimeve artizanale dhe zejtare, veprimtaritë prodhuese, veprimtaritë e tregtimit me shumicë, veprimtaritë e tregtimit me pakicë për të mallrave dhe transportit individual, veprimtaritë bare, restorante, disko etj, , ,
Qeveria ka rritur edhe çmimin e referencës për taksën e ndërtesës, që paguhet nga qytetarët dhe bizneset, me 76%, por parashikimin e ka ulur me 640 mln lekë, pasi e uli edhe me 611 milionë lekë me Aktin Normativ tetor 2023.
Vitet elektorale ndikojnë në të ardhurat e pushtetit vendor.
Kadastra fiskale, një project i filluar që nga viti 2017, financuar nga qeveria suedeze, ka dështuar.
Agjencia Shtetrore e Kadastres, si e përkëdhelura e qeverisë, nuk transferon te dhenat prane Ministrisë së Financave.
E gjithë rritja e të ardhurave, vetëm barrë mbi qytetarët.
Asnjë masë për përmirësimin e politikave tatimore dhe administrimit fiskal, për uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal.
Qeveria rrit taksat për shqiptarët, duke i varfëruar gjithmonë e më shumë dhe buxhetin me taksa të rritura ia shpërndan klientëve të saj. /Nga deputetja e Shkodrës Emilia Koliqi, publikuar në Facebook/