Pastori Paulin Vilajeti tha në një intervistë televizive se edhe gratë shtëpiake duhet të marrin pension sepse kanë punuar gjithë jetën dhe meritojnë të paguhen kur të vijnë në atë moshë.
Sipas tij, kjo është një çështje që ka më shumë vend për diskutim sesa leja nga puna gjatë kohës që një vajzë a grua është me menstruacione sepse Shqipëria është një vend me popullsi që po shkon drejt plakjes pikërisht sepse po humb fokusi nga familja duke ju dedikuar karrierës.
“Është e domosdoshme të merret shteti shqiptar. Ne jemi një popullsi që po shkojmë drejt plakjes, ne nuk e kemi më atë luks që të mos kujdesemi për gratë. Unë mendoj ka një çështje më themelore për gratë se çështja e menstruacioneve. Ka një çështje më themelore. Sa gra në Shqipëri, sot që flasim kanë punuar tërë jetën në shtëpi dhe nuk kanë pension? Unë mendoj se shteti shqiptar për të gjitha gratë që janë shtëpiake, kanë punuar tërë jetën, ato në moshën e pensionit shteti shqiptar duhet t’u japë pension.”, u shpreh Vilajeti.