Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: 33 vite më parë, më 16 nëntor 1990, kleriku Hafiz Sabri Koçi do të ndërrmerrte një hap sa të guximshëm, aq edhe historik për Shkodrën dhe Shqipërinë.
16 nëntori shënon datën e rikthimit të besimit në xhaminë e Plumbit në Shkodër, e më pas në të gjithë Shqipërinë. Një datë që shënohet me gërma të arta në lirinë e besimit në vendin tonë.