Sa herë që rastësisht shoh lajme në YouTube apo rrjetet sociale për Shkodrën, habitem se sa mbrapa dhe hipokritë janë banorët e tij me shumë dukuri të çuditshme që reflekton çdo ditë prej disa dekadave post- komuniste… Këto të bajnë me qesh me zor… Pse nuk riktheni emrin e parë të shkollës në vitin 1923 kur dhe hap dyert për herë të parë kjo shkollë?! Kjo sepse fatmirësisht shkolla paska pas emnin e heroit kombëtar Skanderbeg. Ky emri i fundit “Ndoc Mazi” asht vendos nga komunizmi për komunistët e tij dhe s’ ka asnjë lidhje me shkollën fillore dhe 9- vjeçare ma vonë.
Qyteti dhe banorët ma të persekutuar në Shqipni, ende sot mban me krenari simbolet e komunizmit dhe fatkeqësisht ia transmetojnë me mburrje këto përçudnime edhe fëmijeve dhe brezave të ardhshëm të qytetit. Nëse ai nuk do ti kishte shërbyer komunizmit, emni i Ndocit nuk do të ekzistonte në këtë shkollë… Shkodranët vetëm me fjalë dhe zhurmë, tuj rrah gjoksin kot, janë kundër komunizmit kurse në fakt me vepra i mbrojnë me fanatizëm dhe farefisni simbolet e komunizmit, vetëm pse ai ose ajo asht ilakai im apo atij tjetrit, duke ia zgjatë jetën komunizmit… Pa u ba realisht de- komunistizimi real i Shkodrës dhe banorëve të saj, sundimi i tij do të vazhdojë gjatë…
Shkolla “Shejnaze Juka”, shkolla “Vasil Shanto”, “Salo Halili”, “Jordan Misja”, “Perlat Rexhepi”, “Branko Kadia” etj., shumë nga këto figura komuniste kanë qenë pa shkollë dhe kulturë, s’ kanë lidhje me shkollën dhe librat si vatër e dijes e kulturës shqiptare dhe botnore… Asnjë prej tyne nuk ka qenë intelektual apo shkrimtar… I vetmi ishte Migjeni, emni i të cilit vendoset në vend të gabuar dhe jo te një shkollë sepse ai ishte mësues autodidakt… Teatri i Shkodres i ven emnin atij, sepse Enveri e kishte pikë të dobët mbasi kishte lexuar tregimin propagandistik “Kepucët e Lulit të vogel që ishin gati me hangër mesuesin e tij Migjenin”… Edhe Oso Kuka nuk ka pasë asnjë lidhje apo kontakt me shkollë, që një shkollë e mesme e qytetit me marrë emrin e tij…
Për hir të së vertetës, hero quhet ai që vritet në luftë përballë armikut dhe jo duke u vetevra me gjithë robët e tjerë të familjes, tuj hedh në erë kullën me dinamit sikurse Oso Kuka dhe “kryekomandanti” legjendar pa ushtri apo strategu ushtarak, sikurse quhet në Kosove trimi Adem Jashari… Hiperbolizimi i vazhdueshëm prej disa dekadave i figurave ku vetëvrasja pa vra asnjë armik quhet heroizëm, duhet me ndryshu në konceptin e përcaktimit të heroit pa heroizëm luftarak shqiptar, se bota tallet me ne kur mëson realisht heroizmin e tyre fallco, që ne i përjetojmë pastaj edhe tuj u vue emnat e tyne nëpër shkolla… Për ma tepër, asnjë prej tyne nuk kanë qenë mësues të mirëfilltë me diplomë apo me studime universitare jashtë vendit ose si mësues autodikdakt… Ata vetëm shqip e nashke kanë fol… Ka ardhë koha me ba de-komunistizimin e qytetit, shkollave etj.
Shkodra ka pasë dhe ka figura të përbaltura nga komunizmi, të cilët janë ndera dhe krenaria e qytetit tonë si: Professor Emeritus Arshi Pipa, titull të marrë me meritë në universitetin amerikan dhe jo nga shkolla apo universiteti komunist në Shkoder apo Tiranë. Në Shkodër nuk ka asnjë shkollë që mban emrin e tij. Ai ka fol dhe shkruar në gjashtë gjuhë të botës, kurse Shejnaze Juka nuk ka ditur asnjë gjuhë të huaj. Pra sot, ende vazhdon me ekzistu si për inerci të komunizmit emri i saj në Shkollën e Mesme të Gjuheve të Huaja ku unë kam qenë mësues. Edhe shkolla 9- vjeçare “Ndre Mjeda” quhet dhe kleriku e poeti i shquar thirret pa respekt si emër laiku kur dihet se ai ishte klerik.
Edhe këtu në New York ka shkolla me emra të figurave klerikale. Për shembull në Bronx është shkolla e mesme “Cardinal Spellman” i cili ka qenë Kardinali i Shtetit të New York- ut dhe njiherazi mik i ngushtë i mirditorit të arratisur nga komunizmi Mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989)… Kardinal Mikel Koliqi nuk asht përjetësue me eminin e asnjë shkolle të mesme kolegji apo universiteti në Shqipni, i cili tanë jetën e kaloi nëpër burgjet komuniste… Ai i përket të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm Shkodrës… Asnjë shkollë sot atje nuk mban emnin e Hafiz Sabri Koçit që ka ba burg gjithashtu sikurse kardinali i parë shqiptar… Asnjë shkollë nuk e ka eminin e të parëve te qytetit p.sh. Mbretnesha Teuta apo Mbreti Genti ose shkolla Labeat etj. Para Luftës së Dytë Botërore, ka ekzistue shkolla e mesme “Nana Mbretneshë” pra jo për mbretneshën Teuta por për nanën e Mbretit Zog … E vetmja shkollë në emën simbol shqiptar dhe kulturor asht Shkolla e Mesme “At Pjeter Meshkalla”… /Nga Klajd KAPINOVA, publikuar në Facebook/