22-vjecarja Marjeta Sokoli, si pasojë e një aksidenti shumë të rëndë në fshatin Tuz të Malit të Zi në datën 4.10.2023, po bën 1 muaj e pak që është në gjendjë të rëndë për jetën duke u përballur me dëmtime shumë të forta.
Ajo ka marrë një goditje të fortë në tru dhe ka qendruar 2 javë në koma. Edhe pse është përmendur fare pak, asaj i është bërë vetëm 1 nderhyrje në tru nga spitali i Podgoricës ku dhe ndodhet për momentin.
Marjeta ka nevojë urgjente të dërgohet për mjekim të specializiuar jashtë vendit ku është sugjeruar shteti turk për ti bërë disa ndërhyrje të tjera. Për momentin ajo ka mungesën e gjysmës së kafkës kockore të kokës, mungesë të vazhdueshme kujtese, dëmtime të tjera në trup si një plagë të hapur në fund të shpinës dhe paralizë të dorës së majtë dhe këmbës së majtë. Ajo ka nevojë për ta mbikqyrur 24/7 edhe babai i saj s’ka pas mundësi me vazhdu punën nga që e ka pas për detyrë me qendru afër saj gjatë kësaj kohe. Vëllai i saj u kthye nga jashtë për të qenë pranë motrës së tij. Nëna i saj është në një gjendje traume dhe trishtimi.
Vajza jonë ka nevojë për të gjithë ne dhe po bëhet ky apel për ndihmë nga familjarët e saj. I lutemi Zotit që ajo t’i kthehet të flasë, të ecë edhe të qesh, si dikur. Duam t’ ju falenderojmë nga thellësia e zemrës të gjithë ata që na ndihmojmë të mbledhim fonde. Mund të jepni kontirbutin tuaj sado të vogël por shumë të rëndësishëm për Marjetën, duke klikuar linkun më poshtë për të dhuruar.
https://www.gofundme.com/f/kerkojme-ndime-per-vajzen-tone
ose në llogarinë bankare
CREDINS BANK
AL94212110090000000001969993
SWIFT: CDISALTRXXX
EMRI: MARASH PREL SOKOLI