Vajza shkodrane Marjeta Sokoli, prej rreth 1 muaji e gjysmë në një spital në Maalin e Zi në rrezik për jetën, mund të ndërmarrë terapinë për tu shëruar plotësisht. 22- vjeçarja qëndroi dy javë në koma pas një aksidenti të rëndë në Malin e Zi, pas një goditje të fortë në tru, raporton ShkodraWeb.
Familjarët e saj, duke parë gjendjen e rëndë dhe rrezikun për jetën, në pamundësi financiare për t’ ju gjendur vajzës në këtë moment të vështirë, iu drejtuan zemrës së madhe shqiptare. Edhe këtë herë, si në raste të tjera, shqiptarët u përgjigjen me bujarinë e njohur e të pashoqe.
Brenda më pak se 4 ditësh, u mblodhën më shumë se 100.000 paund, aq sa nevojiteshin për dërgimin e saj në një klinikë të specializuar në Turqi. E ndërsa shpresat për marjetën tashmë po rriten, një FALENDERIM gjigant për të gjithë bashkëkombasit tanë, anëkënd botës që kontirbuan për 22- vjeçaren shkodrane, përcjell ShkodraWeb.