Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Banorët e fshatrave Bardhaj e Rrenc, me të drejtë, kërkojnë ndërtimin e rrugës që lidh zonën e tyre.
Gjatë takimit me ta, jam njohur me shqetësimin e tyre dhe iu kam garantuar se do të investojmë edhe në këtë rrugë 2 km të gjatë e që iu shërben më shumë se 1000 banorëve të kësaj zone.