Shkruan në Facebook kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci: Bashkia Shkodër i jep në përdorim Policisë Shkodër të gjitha kamerat e e vendosura në rrugët e qytetit.
Kam firmosur me Drejtorin e Policisë së Qarkut të Shkodrës, Drejtues i Parë, Edmond Sulaj, marrëveshjen e përbashkët mes bashkisë Shkodër dhe Policisë së Shtetit e cila konsiston në forcimin e bashkëpunimit për rritjen e sigurisë në territorin e bashkisë sonë.