Aktori Agron Llakaj ka marrë pjesë në homazhet në nder të mjeshtrit të humorit, Zef Deda në Teatrin e Migjenit në Shkodër. Agron Llakaj u shpreh se dhimbja e ndarjes së tij nga jeta është e madhe. Aktori u shpreh se Zef Deda la pas të qeshurën dhe dashurinë e publikut që e ka dashur shumë.
“Të zotit jemi dhe një ditë do të largohemi. Por ikja e Zefit është e parakohshme. Artistët me emrin e Zefit, në momentin e parë të shkaktojnë dhimbjen, por la pas të qeshurën dhe dashurinë e publikut që e ka dashur shumë.
Mendoj se duhet një punë nga institucionet për t’i treguar brezit të ri se kush ka qenë arti i vërtetë. Sikur trupa profesionistë e humorit shqiptar më shumë është në qiell se sa në tokë dhe atyre iu bashkua dhe Zef Deda.
Shpresoj që dy fëmijët e tij të jenë të zotët që të trashëgojnë disa nga talentet e tij. Ne e quajmë veten si të ‘Fundit e Moikanëve’. Dhimbja është e madhe”, tha Agron Llakaj.