Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit Zef Dedës, Mjeshtër i Madh i humorit shqiptar, një nga legjendat e padiksutueshme të këtij zhanti në Shqipëri. Homazhet u zhvilluan në hollin e Teatrit “Migjeni”, i cili ishte shtëpi e dytë për Zefin.
Janë qindra kolegë, nga të gjitha anët e vendit, që kanë dashur ti japin lamtumirën e fundit Çarli Çaplinit shqiptar, siç njihet nga të gjithë artisti i madh Zef Deda.
Homazhe pranë trupit të Zef Dedës ka bërë edhe qytetari i parë i Shkodrës Benet Beci, shoqëruar nga një pjesë e stafit të Bashkisë Shkodër.
“Është humbje e madhe. Përcjellim me respekt një figurë të jashtëzakonshme. Jemi rritur me humorin e Zefin, në ditë të mira dhe të vështira. Do të mbahet mend për shumë role. Brezat kanë shumë për të kujtuar. Sot e përcjellim me dhimbje. Do të mbetet inspirim për brezat.”, tha ai.
Në orën 13.00, trupi i pajetë i Zef dedës del për herë të fundit nga dera e Teatrit “Migjeni”, i duatrokitur nga kolegë e amatorë të artit të tij.
Më pas, kortezhi ka vijuar për në varrezat e Rrmajit, ku Mjeshtri i Madh Zef Deda do të prehet përjetësisht, duke lënë pas, në mesin e të gjallëve, artin we humorin e tij të jashtëzakonshëm.