Julian Deda, përmes një postimi në rrjete sociale, ka treguar porosinë e fundit që i la i ati i tij i ndjerë, Zef Deda, i cili u nda nga jeta më 24 nëntor.
“Ju dua të qeshur”, ka qenë porosia që Zefi u ka lënë fëmijëve dhe bashkëshortes së tij, dhe kështu shfaqen në foton që Juli ka ndarë në Facebook. Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe respektin e treguar në këto ditë të vështira.
“Porosia e tij e fundit “ju du t’qeshun”, do shkoje ne vend. Familja jone falenderon perzemersisht secilin nga ju, per mbeshtetjen dhe respektin e treguar. Ju duam..!”, shkruan Jul Deda.