Në prag të 111 vjetorit të Pavarësisë në godinën e bashkisë Shkodër, janë projektuar momentet dhe figurat kyçe që kontribuan në shtetformimin e kombit.
Nga Ismail Qemali tek Luigj Gurakuqi, Deklarata e Pavaresise apo Ngritja e Flamurit në Shkodër në 1913- ën, kanë qenë fotografitë të cilat janë servirur nga Muzeu Marubi dhe Bashkia Shkodër çka ka sjellë edhe interesin e qytetarëve në pedonalen para bashkisë Shkodër.