Të martën e 28 nëntorit priten reshje me intensitet të lartë në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Reshjet do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë. Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 11/ 17 °C
Në vendet e ulëta: 8 / 16 °C
Në vendet malore: 2 / 9 °C