Miq!!! Sot si gjithmonë, vrapuam kush e kush të dalë më patriot e kush të nxjerrë foton apo dedikimin më të bukur, por kjo nuk ju bën ju patriot. Të jesh patriot e ta duash këtë vend, duhet të kontribuosh çdo ditë për t’ia shëruar plagët e për ta bëre një vend ku banorët e tij të jetojne krenarë. Zoti na ka falë gjithçka, por na ka sprovuar me një sëmundje që po na vdes ngadalë, krimi i organizuar.
Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet i yni, por cilido që mendon se kjo luftë duhet të jetë vetëm detyrë e institucioneve të veçanta, vetëm e Policisë, e Prokurorisë apo e Gjykatës, gabohet. Kjo është një luftë që duhet të përfshijë të gjitheë shoqërinë, duke filluar nga rinia, pasi ajo është më e ndjeshme, mediat, shkollat e të gjitha institucionet e shtetit.
Nëse do e lëmë në dorë të një institucioni, atëherë i kemi dhënë mundësi krimit që të gjejë me lehtësi pikat e dobëta të këtij institucioni dhe për ta sabotuar luftën ndaj tij. Ështe e lehtë të kërkosh llogari sidomos prapa kuintave, por kjo luftë do kurajo, kurajo të përballesh me të, kurajo të flasësh kundër tij, kurajo qoftë edhe të dalësh mbi veten duke refuzuar çdo përfitim personal nga krimi.
Vendi ynë nuk është ky! Vendi ynë nuk duhet të jetë ky! Vendi ynë nuk mund të jetë kurrë ky! ZOTI NA NDIHMOFTË PËR KËTË! Gjithsesi Gëzuar. /Nga Saimir RRUSTEMI, ofocer i Policisë së Shtetit në DVP Shkodër/