Në aksin Bogë- Theth si pasojë e stuhisë së fortë ka pasur prezencë të shtuar të dëborës në trup të rrugës. Mjetet borëpastruse kanë vijuar punën pa ndërprerje. Rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve.
Drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.